"Prishtina nuk fitohet me duar në xhepa"

Aktuale

"Prishtina nuk fitohet me duar në xhepa"

Nga: H.O. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:45
Arben Vitia

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’ ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë.

Maxharraj thotë se ‘Prishtina nuk fitohet me duar në xhepa’.

Ai thotë më tutje se Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mësim nga Isa Mustafa, që dikur thoshte se Prishtinën e fiton me duar në xhepa.

Prononcimi i plotë:

LVV, NUK FITOHET PRISHTINA ME DUAR N'XHEPA.

Si duket LVV ka marrë mësim nga Isa Mustafa kur thoshte se Prishtinën e fitoi me duar në xhepa. Por, nuk i doli ashtu ,e humbi turpërisht, ashtu siç e humbi edhe sot LVV.

Ishin ne balotazhë dy figura të ndryshme. Arben Vitia i LVV shumë i njohur për publikun dhe anonimusi i LDK Përparim Rama të cilin e mori LDK për me i dalë ndihmë pas katastrofës që e përjetoi në zgjedhjet nacionale.

Dhe çudia ndodhi, fitoi anonimusi Përparim Rama i LDK me 51% ndaj të njohurit Arben Vitia me 49% i cili mendonte se do ta fitoi Prishtinën me duar në xhepa.

Arben Vitia u soll me korrektësi ia uroi Përparim Ramës zgjedhjen për kryetar të Prishtinës.

Puna e parë që e pret kryetarin e ri të Prishtinës Përparim Ramën është që në ditën e parë të merr shoferin të del nëpër qytet që t’i mësoi rrugët dhe sheshet sepse nuk dinë se ku gjendën sepse nuk ka jetuar ne Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat