Emërimi i ambasadorit amerikan, reagon Hoxhaj

Aktuale

Emërimi i ambasadorit amerikan, reagon Hoxhaj

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:19
Enver Hoxhaj, e ka uruar ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier,

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka uruar ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, për emërimin në Kosovë.

“Urime mikut tim Jeff Hovenier për emërimin ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Ndjehem mirë kur shoh sesi një mik dhe një mbështetës prej kohësh, kthehet në vendin tonë”.

“Partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka thënë Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat