Ish-ministri viziton Jakup Krasniqin në Hagë

Aktuale

Ish-ministri viziton Jakup Krasniqin në Hagë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Jakup Krasniqi dhe Skender Reçica

Ish-Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Reçica, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Krasniqit për vite me radhë ka thënë se është e rëndë për të gjithë, që ish- luftëtarët e lirisë të mbahen me akuza të ndërtuara në Beograd.

Postimi i plotë:

Një takim krejt ndryshe në qendrën e paraburgimit në Hagë me bacën Jakup Krasniqin, Zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimare të Kosovës, zërin e lirisë së saj.

Shumë ndjenjë e përzier në këtë takim, që dukej se zgjati sa vite të tëra, vendi ku u takuam, ndërsa shpejtë si vetëtima për përmbajtjen dhe kuptimin e plotë e përmbajtësor, skalitur me burrëri e qëndresë nga baci Jakup dhe z. Kadri Veseli që i takova.

E rëndë për të gjithë ne, që ish luftëtarët e lirisë mbahen me akuza të ndërtuara në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat