Fitoi me rreth dy mijë vota diferencë në zgjedhje, reagon Lladrovci

Aktuale

Fitoi me rreth dy mijë vota diferencë në zgjedhje, reagon Lladrovci

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 21:30
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se urimet do t’ua qytetarëve të Drenasit me punë.

Deri tash kam kthyer shumë përgjigje ndaj urimeve dhe përgëzimeve Tuaja pas fitores më 14 nëntor. Në rrjetet sociale dhe rrjetet tjera të komunikimit, kam pranuar edhe qindra e mijëra urime tjera, të cilave do t’u përgjigjem në ndërkohë”.

Deri sa t’ju përgjigjem të gjithëve, e falënderoj nga zemra secilin për mesazhet dashamirëse. Ua kthefsha me të mirë! Qytetarëve të Drenasit, urimet ua kthej me punë dhe qeverisje të mirë për të gjithë, pa dallim. Arritja e fitores, ka mbyllur një derë dhe ka hapur qindra dyer tjera për punë të mira, me zbatim të ligjit, transparencë e llogaridhënie”,ka shkruar Lladrovci.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat