Nait Hasani flet pas vizitës në Hagë ku takoi ish-krerët e UÇK-së, tregon nga kush janë të zhgënjyer

Aktuale

Nait Hasani flet pas vizitës në Hagë ku takoi ish-krerët e UÇK-së, tregon nga kush janë të zhgënjyer

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:05
Nait Hasani

Ish-krerët e UÇK-së janë të zhgënjyer si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria. Kjo ishte deklarata e Nait Hasanit, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri.

“Institucionet e Kosovës, por dhe institucionet e Shqipërisë, asnjë nga këta nuk ka bërë një reagim për të thënë se pse po rrinë në paraburgim kaq gjatë?” – u shpreh Hasani.

Për të mbajtja në paraburgim për një vit pa vërtetuar akuzat janë shkelje e ligjshmërisë, andaj duhen marrë masa nga autoritetet përkatëse.

Në takimin e tij me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasiqin në Hagë, Hasani u shpreh se kishte parë në sytë e tyre pafajësinë dhe sakrificën.

Nga ana shëndetësore, ish-ambasadori konfirmoi se janë mirë, njësoj dhe nga ana politike duke qenë se janë të pafajshëm, ama nga ana morale ka një vit që presin të vërtetohen akuzat.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat