​Gjini pi kafe me një pjesëtar të komunitetit rom: Në vendin tonë nuk ka vend për diskriminim

Aktuale

​Gjini pi kafe me një pjesëtar të komunitetit rom: Në vendin tonë nuk ka vend për diskriminim

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:43
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar për rastin e pretenduar të mosshërbimit të disa të rinjve në një kafiteri të qytetit, duke thënë se në Kosovë nuk ka vend për kurrfarë diskriminimi.

Ai në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi ku shihet i shoqëruar nga një pjesëtar i komunitetit rom, në një kafiteri në Gjakovë.

Më këtë rast, Gjini ka lënë edhe një mesazh: “Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet.

Na kushtojnë të gjithëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat