Deklarata e Konjufcës habit PDK-në, duartrokitet nga deputetët

Aktuale

Deklarata e Konjufcës habit PDK-në, duartrokitet nga deputetët

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 19:44
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë e cila u duartrokit nga grupi parlamentar i PDK-së.

Ai gjatë seancës ku ishte duke folur ministri Liburn Aliu, ka kërkuar qetësi dhe vëmendje nga deputetët.

Ai tha se grupi parlamentar i PDK-së është më i disiplinuar se ai i VV-së dhe LDK-së. Kjo deklaratë e tij u duartrokit nga deputetët e PDK-së.

Ndryshe Konjufca është i njohur me batutat dhe fjalimet e tij, i cili jo rrallë herë ka bërë që deputetet të disponohen nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat