Vendimi që pritet të merret, Rama: Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Aktuale

Vendimi që pritet të merret, Rama: Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ditën e nesërme në Elbasan do të mblidhen në takimin e radhës dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”.

Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.

Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat