Eurodeputeti austriak i bën pyetje Lajçakut për Kosovën

Aktuale

Eurodeputeti austriak i bën pyetje Lajçakut për Kosovën

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:17
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i ka replikuar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në rrjetin social Twitter se kur do të shënojë rezultate konkrete nga angazhimi i tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Mandl e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka arritur sa i përket njohjes së Kosovës nga 5 shtetet e BE-së dhe nga Serbia.

“Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim?

Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat