Argatët e Hashim Thaçit vijojnë sulmin ndaj ajkës kulturore shqiptare

Aktuale

Argatët e Hashim Thaçit vijojnë sulmin ndaj ajkës kulturore shqiptare

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:13
Migjen Kelmendi dhe Hashim Thaçi

Migjen Kelmendi, një mizantrop social i llastuar i elitës së Prishtinës, si djali i një emri të shquar të kulturës shqiptare, Ramiz Kelmendi, njihet edhe si solist i një grupi muzikor i viteve 70-80 të shekullit të shkuar, mjaft i suksesshëm edhe sot ndër shqiptarë.

Ka qenë gazetar e drejtues i disa mediave në Kosovë, por nuk ja ka qëlluar si publicist, për arsye se ka qenë një i afërt i përkëdhelur i elitës së vjetër politike.

Për të bërë emër, ai doli prej kohësh me logjikën e një “kosovocentristi”, duke sulmuar jo vetëm gjuhën standarde por edhe vlerat përbashkuese që shqiptarët kanë arritur prej më shumë se një shekulli, që prej Kongresit të Manastirit.

Migjeni njihet si kundërshtar e krahinorist i çartur, aq sa e sulmon Albin Kurtin përse e ka prejardhjen nga Katërkolli, një fshat etnikisht i pastër shqiptar në Anën e Malit, krahinë e Nënshkodrës, por që në Konferencën e Londrës së 1913-s ju dha Malit të Zi.

Herë pas here, Migjen Kelmendi, del me teoritë e tij përçarëse e ndarëse, duke mallkuar e jo kritikuar, duke sharë, e jo zbuluar, duke ndarë e jo bashkuar.

Kohët e fundit, njeriu që para arrestimit ishte një nga njerëzit që mbronte më fort Hashim Thaçin, ka riaktivizuar teoritë e  ndarjes, kur në emisionin e Baton Haxhiut tha se shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë nuk puqen askund me njëri-tjetrin. Një tezë që natyrisht ka sjellë një bojkotim total të rrjetit të tij.

Por nuk e ka ndalur me kaq, para dy ditësh sulmoi një emër të rëndësishëm të kulturës kombëtare, siç është gjuhtari e akademiku Gjovalin Shkurtaj. Në mënyrë të vrazhdë, pa asnjë argument, por me një egërsi të pashoqe, Migjeni e cilëson Profesor Shkurtajn si “enverist”, në një kohë kur ai ka vuajtur nga enverizmi dhe i përmend nishanin në ballë, duke e tallur e diskriminuar.

“Kqyreni si doken këta të Standardit ’72 dhe të smutë nga enverizmi shpirtnor, mu si ky ‘amkademiku’ (shih foton), që prej t’keqtit e sëmundjes ja ju del naj gungë në ball si këtij, ja ju dalin ma shumë gishta….ja fishkellojnë tuj ec!

Ani ky po lyp ligj (sic!), dhunë, burg……njisoj si Enveri, sepse i vetmi argument i tyne ka qenë dhe ka mbetë – dhuna. Enveristat shpirtnor nuk e kanë kapacitetin me kuptue se ligji ne shoqnite demokratike asht rezultat i konsenzusit e jo diktatit!”.

Ky “intelektual” që përçon ndarjen, as nuk e di fare se kush është profesor Gjovalin Shkurtaj. Studiuesi që ka 30 botime të shkruara për të folmet e krahinave të ndryshme shqiptare, që nga ato të Kastratit të Malësisë së Madhe, të Lezhës, Shkodrës, Mirditës, Shqipërisë së Mesme, të Jugut, por edhe të arbëreshëve të Italisë, shqiptarëve të Malit të Zi, Preshevës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut etj. Një studiues që dialektet i ka sjellë në katedër, i ka dhënë në leksione për qindra breza studentësh të Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Unversitetin e Tiranës, një studiues që ka dhënë leksione në Universitetet më prestigjoze Italiane.

Një kolos që ka qenë i pari që ka sjellë diversitetin gjuhësor tek shqiptarët si shenjë bashkimi tek botimi shumë i rëndësishëm: “Nga gjeografia gjuhësore tek dialektologjia urbane”. Pra një studies që nuk ka reshtur të ndjekë të gjitha ndryshimet e të folurës që ndodh si proces dialektik. Por profesor Shkurtaj, nuk del në televizor, ai nuk fryhet në media, por vetëm shkruan libra.

Migjen Kelmendi e sulmon e i shan nishanin e ballit, që profesori nuk e ka bërë operacion, si shumica e “studiuesve trendy” përfshi Migjenin e Batonin, që nuk dinë as sintaksën e morfologjinë e shqipes.

Migjen Kelmendi i përmend profesorit një lajm të një media të Kosovës, që citon Shkurtajn duke i kujtuar politikanëve që duhet të flasin shqipen rrjedhshëm.

Dhe Akademiku, si një studiues brilant, vjen me një dokument historik. E për këtë kërkoi një ligj për mbrojtjen e shqipes siç e ka Franca apo vende të tjera. Shqipja është elementi identitar më përbashkues që kanë shqiptarët, që Batoni e Migjeni kërkojnë ta ndajnë.

“Jemi 106 vjet të vonuar në zbatimin e një kërkese të qeverisë së Ismail Qemal bej Vlorës, i cili që në vitin 1913, pak muaj pasi ishte shpallur Pavarësia në Fletoren Zyrtare të kohës ka një lajmërim. Lajmi thotë se, ‘të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Administratën Shtetërore, duhet të japin provën se e dinë gjuhën shqipe. Nëse kanë dëshirimin që të qëndrojnë por nuk e dinë gjuhën shqipe, të marrin kohën e nevojshme për ta dhënë provimin që të qëndrojnë’. Këtu ne jemi borxhlinj, sepse në Administratën Shtetërore ka shumë njerëz të cilët mund të kenë dituri por nuk dinë gjuhën shqipe”, tha profesor Gjovalin Shkurtaj.

Që Migjenit i ka djeg shumë, edhe pse babain e ka pasur një gjuhëtar të mrekullueshëm, ai vazhdon të mos dijë shqip…/Pamfleti

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat