Vlora Çitaku: Ajo çka ka ndodhur në Deçan është akt terrorist

Aktuale

Vlora Çitaku: Ajo çka ka ndodhur në Deçan është akt terrorist

Nga: P.R Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:19
Vlora Çitaku

Tre persona janë vrarë sonte pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj autobusit që po barte nxënësit në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, vajzë e djalë, i cili mësohet se është 17 vjeçar.

E nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se sulmi në Deçan është akt terrorist.

“E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushellime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm”, ka shkruar Vlora Çitaku, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat