Sveçla ndërpren vizitën në Shqipëri, niset për Deçan - kjo është kërkesa e tij për Policinë e Kosovës

Aktuale

Sveçla ndërpren vizitën në Shqipëri, niset për Deçan - kjo është kërkesa e tij për Policinë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:35
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aktit të rëndë kriminal në Deçan.

Ai në një postim në Facebook njoftoi se ka ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe ka marrë rrugën për në Deçan.

“Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë”, deklaroi Sveçla, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit.

Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve.

Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat