Miftaraj: Pse Prokuroria Speciale s’po merret me rastin e Gllogjanit, a mos po frikësohet?

Aktuale

Miftaraj: Pse Prokuroria Speciale s’po merret me rastin e Gllogjanit, a mos po frikësohet?

Nga: A.ZH Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:20
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka pyetur se pse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), nuk e ka marrë vende në kompetencë lëndën për sulmin e mbrëmshëm në Gllogjan.

Ai ka thënë se për këtë rast, duhet të përfshihet një prokuror me përvojë dhe guxim, i cili do t’i identifikonte dëshmitarët dhe nuk do t’i lejonte të deklarohen në publik, për informata që mund të dëmtojnë procesin e hetimeve.

Sipas Miftarajt, nga viti 1999 deri 2020, janë mbi 450 vrasje në Kosovë që nuk janë identifikuar dhe dënuar kryesit e këtyre veprave penale të vrasjes, edhe për shkak të hetimeve të dobëta, shkatërrimit të provave nga hetuesit apo vet prokurorët.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Në një proces hetimor si rasti i Gllogjanit, kërkohet prokuror që ka përvojë, ekspertizë, guxim dhe vullnet të hekurt me trajtu këtë rast me profesionalizëm, efikasitet dhe integritet.

PSRK se kuptoj pse ende se ka marr këtë lëndë në kompetencë. Mos po kanë frike? Apo pse?

Psh. Një prokuror normal i identifikon dëshmitarët dhe iu kërkon që mos të deklarohen në publik ose për media lidhur me atë që ka ndodhur në vendin e ngjarjes ose mos të publikojnë ndonjë informacion që mund të dëmtojë apo pengojë hetimet.

Sot deklaratat e dëshmitarëve do të duhej të deponoheshin në polici dhe prokurori, e assesi nëpër studio televizive.

Sipas një publikimi të IKD nga viti 1999 deri 2020, janë mbi 450 vrasje në Kosovë që nuk janë identifikuar dhe dënuar kryesit e këtyre veprave penale të vrasjes.

I njëjti publikim me fakte dëshmon se shumë raste të vrasjeve kanë dështuar edhe për shkak të hetimeve të dobëta, shkatërrimit të provave nga hetuesit apo vet prokurorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat