Edita Tahiri “zbulon” qëllimin e vërtetë të “Ballkanit të Hapur”

Aktuale

Edita Tahiri “zbulon” qëllimin e vërtetë të “Ballkanit të Hapur”

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar sërish për “Ballkani i Hapur” duke thënë se ky projekt ka për qëllim rritjen e ushtrisë së Serbisë.

Kjo gjë, sipas Tahirit, u bë e ditur nga mediet serbe, teksa shton se rritja e ushtrisë serbe ka për qëllim përdorimin e saj kundër vendeve si Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja.

Tahiri shton se vendet perëndimore duhet të reagojnë për të ndalur disbanalcin ushtarak në rajon, që sipas tij, po e kërcënon paqen dhe sigurinë.

“Ballkani i Hapur’ për të rritur ushtrinë e Serbisë. Vuçiqi hapi letrat, në sipërfaqe punon për bashkëpunim tregtar ndërsa në strategji synon forcimin e ushtrise serbe kunder vendeve si Kosova, Shqiperia, Kroacia dhe Bosnia. Thekse nga dokumenti strategjik ushtarak jane bere publike nga mediat serbe. Faktoret perendimor duhet te reagojne per ta ndalur disbalancin ushtarak ne rajon qe kercenon paqen dhe sigurine!“, shkruan Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat