Ministri Mehaj konfirmon se gjeneral Rama do të jetë përfaqësues në RACVIAC

Aktuale

Ministri Mehaj konfirmon se gjeneral Rama do të jetë përfaqësues në RACVIAC

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 10:49
Rrahman Rama

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka konfirmuar sot se gjenerallejtënant, Rrahman Rama do të përfaqësojë Kosovën në RACVIAC.

Këtë gjë Mehaj e konfirmoi gjatë raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Anëtarësimi në iniciativë për rajonin siç është edhe A5 dhe RACVIAC ku do të përfaqësohet nga gjeneral Rama”, ka thënë Mehaj.

Më tutje, ai tha se synim i Kosovës është edhe anëtarësimi në NATO.

“Fuqishëm e theksoimë se rrugëtimi i Kosovës është në drejtimin e NATO-s, vlerat dhe partneriteti e shtojmë si dhe vlerat demokratike dhe të paqes i ndajmë si një shtet evropian siç është Kosovë”, ka thënë Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat