A ka rrezik për sulme terroriste në Kosovë? Ja çfarë thotë ish-drejtori i Policisë

Aktuale

A ka rrezik për sulme terroriste në Kosovë? Ja çfarë thotë ish-drejtori i Policisë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Rashit Qalaj 

Pas rastit të Gllogjanit, më 29 nëntor Ambasada Amerikane në Prishtinë, sipas disa lajmeve të publikuara në mediet vendore, kishte konsideruar që duhej të “rishqyrtohej udhëtimi” për Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan “për shkak të potencialit për trazira civile për shkak të tensioneve etnike.

E, lidhur me këto dhe disa incidente të vogla që kanë ndodhur pas rastit të Gllogjanit, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka deklaruar se pak a shumë është degraduar situata e sigurisë në vend.

Derisa, ka bërë thirrje që institucionet e sigurisë duhet të ofrojnë më shumë siguri në vend.

“Është e vërtetë që organet e sigurisë duhet me punu pak më shumë me ofru siguri për shkak se i kemi pas disa incidente që realisht e kanë degradu pak situatën e  sigurisë mirëpo këto janë më shumë incidente që unë i quaj të izoluara, individuale por prapë së prapë edhe menaxhmenti i Policisë duhet të bëjë përpjekje që të ofrojë siguri më shumë, edhe të bashkëpunojmë sa më shumë edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës meqenëse e kanë synimin e përbashkët dhe njëkohësisht kërkoj edhe bashkëpunimin e qytetarëve sepse pa bashkëpunimin e tyre nuk ka siguri”, është shprehur Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat