“Fantazma” e vrasjes makabre të Gllogjanit, autor i shumë vrasjeve!?

Aktuale

“Fantazma” e vrasjes makabre të Gllogjanit, autor i shumë vrasjeve!?

Nga: Idriz Morina Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:07
Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllogjan, ku policia kujdeset për sigurin e provave

Një javë më parë Kosova përjetoi shok. Nuk kishte ndodhur që të kishte viktima të pafajshme në grup, në mesin e tyre dy nxënës.

Vrasje të tilla të pamëshirshme, vetëm ata që kanë jetuar para luftës në Kosovë, i kanë përjetuar nga okupatori serb.

Rast i qartë i terrorizmit, sipas rrethanave dhe vrasjes së kryer, përveç se i mungon autorësia e terroristit-organizatës, grupit etj.

Një rast i ngjashëm sulmi terrorist, por që ka shpëtuar rastësisht me më pak viktima është ai i vitit 2007 në Prishtinë, kur ishte sulmuar me tritol një lokal në Prishtinë, që pavarësisht se kishte për cak individ të kriminalizuar, pasojat mund të ishin katastrofale. Aty mbetën të vdekur Naim Muratin dhe Pleurat Sllamnikun, dhe u plagosën 11 të tjerë.

Në Gllogjan mbet i plagosur edhe një i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat