Zemaj publikon pamjet/ Në këtë shtëpi Sali Çekaj i solli armët e para nga Shqipëria

Aktuale

Zemaj publikon pamjet/ Në këtë shtëpi Sali Çekaj i solli armët e para nga Shqipëria

Nga: A.ZH Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:46
Armend Zemaj në zbulimin e pllakës në nder të kontributit të familjes së Fadil Beqë Tolajt

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka treguar se sot është zbuluar pllaka përkujtimore, në nderim të kontributit të familjes së Fadil Beqë Tolajt në në Pobergjë të Deçanit.

Zemaj ka thënë se 30 vjet më parë, në shtëpinë e kësaj familjeje, ishin vendosur armët e para të sjellura nga Sali Çekaj, pas ushtrimeve në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Postimi i Zemajt në Facebook:

30 vjet më parë, në Pobergjë të Deçanit, 32 patriotët e atdheut, të prirë nga Sali Çekaj, pas ushtrimeve në Shqipëri, i sollën edhe armët e para të cilat i vendosen në shtëpinë e Fadil Beqë Tolaj.

Në shenjë nderimi të veprës së kësaj familje, zbuluam pllakën e cila do të reflektojë përherë kontributin e dhënë në rrugëtimin për liri dhe pavarësi.

Image
Armend Zemaj në zbulimin e pllakës në nder të kontributit të familjes së Fadil Beqë Tolajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat