Shqiptohen 242 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Aktuale

Shqiptohen 242 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 08:59
Ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.

Vetëm për një ditë policia shqiptoi gjoba ndaj 242 qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat për parandalimin dhe përhapjen e infeksionit me koronavirus.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ditë më parë nëpërmjet një mbledhje elektronike miratoi masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 6 dhjetori.

Sipas masave të reja, ora policore do të mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Gastronomia lejohet të zhvillojë aktivitetin e saj nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Muzika do të lejohet vetëm deri në orën 21:30, sikurse është dhe tani. Ndërsa shërbimi me porosi lejohet edhe pas orës 23:00.

Në mjetet e transportit nuk do të lejohen persona që nuk kanë të vendosur 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat