Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, kaq raste të reja u regjistruan

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, kaq raste të reja u regjistruan

Nga: A.ZH Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Foto nga QKUK

Vetëm 4 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 4 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

04 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.

Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.

Në total numri i rasteve aktive është 324.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat