Mashtrimi me subvencione, gjykata merr vendim për 31 të arrestuarit

Aktuale

Mashtrimi me subvencione, gjykata merr vendim për 31 të arrestuarit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve.

“Paraburgimi u është caktuar L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale” Mashtrimi në detyrë” N.I për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje” dhe “Ushtrimi i ndikimit” , B.G për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, G.L për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , B.M për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje. D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencion”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhënia e ryshfetit” E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencione” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat