Pandemia në fokus të takimeve të ministrit Latifi me diplomatë të huaj

Aktuale

Pandemia në fokus të takimeve të ministrit Latifi me diplomatë të huaj

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar dhe zëvendës-ambasadorin e Anglisë, Jacob Weber.

Situata epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve ka qenë temë e takimit midis ministrit Latifi dhe Ambasadorit Sakar. Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të masave dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për respektimin e tyre me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të situatës.

Në takimin me Zëvendës-Ambasadorin britanik është biseduar për masat kundër COVID-19 në Kosovë, procesin e vaksinimit dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi, përfshirë edhe rreziqet nga variantin Omicron (i SARS COV-2), i regjistruar në disa vende të botës.

Po ashtu, ministri Latifi dhe zëvendës-ambasadori britanik kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat