E kritikuan për fusnotë/ Adriatik Kelmendi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti

Aktuale

E kritikuan për fusnotë/ Adriatik Kelmendi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka dal në mbrojtje kryeministrit Kurti, pas kritikave se ky i fundit e përfaqësoi me fusnotë Kosovën në Bruksel.

Kelmendi tha se të gjithë e dijnë se Kurti nuk e ka sjellur fusnotë, madje ai ka protestuar kundër saj.

“Ta kritikosh Albin Kurtin pse po e përfaqëson Kosovën me fusnotë, është sikur ta kritikosh sot Përparim Ramën për rrugën “Muharrem Fejza”.

E dimë që ai nuk e ka sjellur fusnotën. Njësoj siç e dimë se ka protestuar aktivisht kundër saj”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ta kritikosh Albin Kurtin pse po e përfaqëson Kosovën me fusnotë, është sikur ta kritikosh sot Përparim Ramën për rrugën “Muharrem Fejza”.

E dimë që ai nuk e ka sjellur fusnotën. Njësoj siç e dimë se ka protestuar aktivisht kundër saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat