Tahiri (PDK): Nga e thëna në të bërë qëndron një mal i tërë për Kurtin

Aktuale

Tahiri (PDK): Nga e thëna në të bërë qëndron një mal i tërë për Kurtin

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri nga PDK ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se seanca e radhës është caktuar për të hënë nga ora 11:00.

Pas kësaj ai ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

“Nuk kemi parë asgjë të re nga Kurti në Bruksel. Është vazhdimësi e asaj që ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë ndryshe nga ajo që e ka fituar mandatin”.

“Kur është vendosur fusnota ka pasur reagim të ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, por para përfaqësimit në këtë konferencë nuk e pamë që e ka ngrit si shqetësim”.

“Kurti nuk ka pasë mundin që ta ngrit këtë çështje. Nga e thënë në të bërë qëndron një mal i tërë për Kurtin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat