Osmani pret në takim lamtumirës diplomatin japonez, flasin edhe për vizat

Aktuale

Osmani pret në takim lamtumirës diplomatin japonez, flasin edhe për vizat

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:30
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në afrimin edhe më të madh të Kosovës dhe Japonisë,  duke përmendur në këtë kontekst, ndihmën në përballje me pandeminë dhe mbështetjen me pajisje mjekësore.

Më tej, Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm në mes dy vendeve.

Me Ogasawara, Osmani diskutoi edhe për vizitën e realizuar në Japoni dhe takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, me të cilët u diskutua thellimi i raporteve politike, por edhe rritja e investimeve japoneze në Kosovë.

Në takim me Ogasawara, Osmani, gjithashtu diskutoi edhe për shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni, nisjen e procedurave për heqjen e regjimit të vizave si dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat