Presidentja Osmani reagon pasi SHBA futi në listë të zezë kriminelët e veriut

Aktuale

Presidentja Osmani reagon pasi SHBA futi në listë të zezë kriminelët e veriut

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:03
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Zvonko Veselinoviqit dhe grupit të tij ndërkombëtar të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij ndërkombëtar të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Flamurit të Kosovës janë plotësisht të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, shkruan Osmani në Twitter.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka bërë të ditur se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat