Haradinaj: Vendimi për sanksionimin e krerëve të krimit, lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Vendimi për sanksionimin e krerëve të krimit, lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:06
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.

“SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.  Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan Haradinaj.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone, thuhet në komunikatë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat