Adriatik Kelmendi: Marre, SBASHK-u po e kërcënon edhe qeverinë aktuale

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Marre, SBASHK-u po e kërcënon edhe qeverinë aktuale

Nga: A.ZH Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:54
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kritikuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë. Ai ka thënë se është “marre” se si SBASHK-u po shantazhon qeverinë aktuale, me kërcënimin se do t’i lë fëmijët pa mësim.

“Shantazhi më i ulët është shantazhi ndaj fëmijëve.

SBASHK-u i ka shantazhuar të gjitha qeveritë e kaluara, tash po e shantazhon qeverinë aktuale, me kërcënimin se do t’i lë fëmijët pa mësim.

Pse?

Për më shumë pare.

Është për marre!”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.

SBASHK-u ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se nëse nuk do t’i rrit pagat e tyre deri në mars, do të pasojnë greva në arsim./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat