​Haxhiu: Grupet kriminale që i saksionoi SHBA priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta

Aktuale

​Haxhiu: Grupet kriminale që i saksionoi SHBA priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:01
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë vendosjen e sanksioneve amerikane nga grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

“E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës”, shkruan Haxhiu në Facebook.

“Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjellë rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka thënë se Kosova është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e SHBA-së mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat