Pyet Naim Miftari: A mos është edhe Berat Buzhala në ‘listën e zezë’ të SHBA-së, ishte partner me Veselinoviçin?

Aktuale

Pyet Naim Miftari: A mos është edhe Berat Buzhala në ‘listën e zezë’ të SHBA-së, ishte partner me Veselinoviçin?

Nga: N. Sh. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:09
Berat Buzhala dhe Naim Miftari

Për ‘listën e zezë’ të SHBA-së, që sot i ka shti disa grupe kriminale në veri të Kosovës, përfshi këtu edhe kryekriminelët Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviç, ka reaguar edhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari, përmes një postimi në facebook, u ka shprehur ngushëllime Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, për dostat e tyre që SHBA-ja i futi në këtë listë.

Miftari tutje pyet se mos SHBA e ka futur në këtë listë edhe gazetarin Berat Buzhalën, që sipas tij, ka qenë partner në biznes me Veselinoviçin.

Postimi i plotë:

Ngushëllime Ramush Haradinajt edhe Hashim Thaqit e Kadri Veselit.

Ngushëllime për dy dostat e juaj të OSG Radojçiqin dhe Veselinoviçin, që i ka fut shteti Amerikan në listë të zezë.

Mos e ka shti more pahiri Amerika në listë të zezë edhe biznesmenin-gazetarin Berat Buzhelen (Bunarin) i cili me do tjerë si vet ka qenë fort dost edhe partner biznesi me Veselinoviçin e Radojken?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat