Ndryshohet Ligji për vetëqeverisje lokale -komunat ankohen se Qeveria nuk i konsultoi

Aktuale

Ndryshohet Ligji për vetëqeverisje lokale -komunat ankohen se Qeveria nuk i konsultoi

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), miratoi këtë të premte plotësim-ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje Lokale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është ankuar se për këtë ndryshim Qeveria nuk i ka konsultuar dhe se nuk është marrë mendimi i tyre.

AAK-ja thotë se ka kërkuar që ky proces të shtyhet derisa kryetarët e rinj të certifikohen dhe të japin betimin.

“Kjo në fakt është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse si mund të ndryshosh një ligj që ka të bëjë me pushtetin lokal e nuk konsultohen vetë Komunat e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kryetarët e Komunave sot në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave”.

AAK-ja i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të konsultojë komunat para se ta miratojë ligjin për vetëqeverisje lokale, ligj i cili prek dhe duhet të zbatohet nga vetë komunat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat