“Nuk jemi të gatshëm as me i korrigju kufijtë e as për Asociacionin”

Aktuale

“Nuk jemi të gatshëm as me i korrigju kufijtë e as për Asociacionin”

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 00:52
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se nuk janë të gatshëm as për korigjim të kufijve e as për Asociacionin.

Muja tha se opozita e ka pasë këtë gatishmëri dhe e ka marrë dënimin e merituar.

Tutje ai tha se qytetarët duhet të jenë të durueshëm për besimin që i kanë dhënë kësaj qeverie në zgjedhjet e fundit.

“Ne nuk jemi të gatshëm me i korrigju kufijtë e as për Asociacion. Këtë gatishmëri për me shkel Kushtetutën e Kosovës nuk e kemi. Ata e kanë pasë dhe e kanë marrë dënimin e merituar. Epshin e tuar të pashuar për pushtet duhet ta kontrollojnë pak. Me 14 shkurt qytetarët i kanë dhënë besimin qeverisë Kurti, duhet të jenë të durueshëm”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat