(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.
Këtë vizitë Kurti e bëri i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në agjendë, është e paraparë që pas përfundimit të kësaj vizite, Kurti do të shkojë edhe në Termocentralin “Kosova A” në këtë qytet.
Kriza energjetike, Kurti viziton sot Termocentralin “Kosova B” dhe “Kosova A”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të vizitojë sot Termocentralin “Kosova B” dhe më pas “Kosova A”.
Sipas njoftimit, Kurti shkon në Obiliq në orën 15:30. Vizita e kryeministrit tek termoncetralet vjen pas paralajmërimit se Kosova do të përballet me krizë energjetike.
Ndërkohë, KEK-u ka njoftuar sot se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe si rrjedhojë, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2021 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë”, thuhej në njoftim.
Poashtu, kalldajat e “Termokosit” në kryeqytet sot janë furnizuar me mazut, pas kërkesës urgjente të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.