Dardan Islami: Gruevski i vrau akterët kryesorë në rastin e Kumanovës

Aktuale

Dardan Islami: Gruevski i vrau akterët kryesorë në rastin e Kumanovës

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Dardan Islami

Opinionisti Dardan Islami, ka thënë se operacioni i luftimeve në Kumanovë më 2015 ishte orkestruar direkt nga ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, në bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse.

Islami, në një reagim të enjten në mbrojtje të gazetarit Vehbi Kajtazi, tha se Gruevski vrau akterët kryesorë të ngjarjes në rastin Kumanova.

“Duke e kërcnu gazetarin nuk fitohet gjë! Duhet mësuar nga rasti i Kumanovës që ai të mos na përsëritet! Ky operacion ka qen kryekput i planifikuar dhe orkestruar nga shërbimet e Gruevskit dhe GRU-s Ruse”, tha ai.

Sipas tij, dy milionë euro janë paguar nga një agjent bullgar për orkestrimin e ngjarjeve që kishin synim “destabilizimin e rajonit”.

“Një agjent bullgar i ka lajthit prijsit e grupit duke u paraqit si agjent i CIA-s Amerikane! 2 milion euro të paguara kan qen lek të shërbimeve sllave të cilat kan pas për qëllim destabilizimin e rajonit, ku grupi i Kumanovës ka qen e planifikuar që një pjesë të armatimeve të rrëmbyera nga ushtria Maqedone t’ja dorëzoi një grupi tjetër që ishte në pritje për armët! Ai grup ka qen i ISIS-it, por grupi i Kumanovës nuk e ka ditë se çka po luhet pas shpinës së tyre!”, u shpreh Islami.

Islami tha se të vërtetën mund ta shpalos vetëm një njeri: Sami Ukshini.

“Agjenti bullgar spiun ky i rusve me zyrën e tij ne Ferizaj u zhduk pas një dite, shërbimet perëndimore u angazhuan shpejt por Gruevski i vrau akteret kryesor duke mos lënë dëshmitar! Të vërtetën do ta kuptojm një ditë nga Sami Ukshini alias Sokoli i cili në momentin e fundit e nuhati tradhtinë por me vonesë, ai u përpoq ta bind grupin që të mos nisen, por pa sukses, kjo e bën atë hero të gjallë!”, tha Islami.

Sipas Islamit, në mesin e Grupit të Kumanovës “ka pas edhe kriminel, gjersa shumica tjetër kan qen atdhetar të manipuluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat