Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Një pacient me koronavirus duke u trajtuar në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës - Foto nga arkivi.

11 raste Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 8 persona.

Ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

17 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941. Në total numri i rasteve aktive është 317.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat