Haxhiu: Kosova është vlerësuar si palë serioze për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

Aktuale

Haxhiu: Kosova është vlerësuar si palë serioze për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:57
Albulena Haxhiu

Sot Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar dy letër qëllime, njëra për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtritshme dhe për bashkëpunim politik.

Në takim është dhënë edhe një deklaratë e përbashkët e cila nënkupton zotimin e dy shteteve për bashkëpunim në këto dy fusha.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media deklaroi se Kosova është vlerësuar si palë serioze për transferimin e të burgosurve nga Danimarka.

“Sapo nënshkruam letër-qëllimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës me ministritë homologe nga Mbretëria e Danimarkës”.

“Republika e Kosovës është vlerësuar si palë serioze në idenë për transferimin e të dënuarve që aktualisht në qendrat korrektuese në Mbretërinë e Danimarkës. Administrimi i mirë i institucioneve korrektuese, avancimi i respektimit të të drejtave për personat e privuar nga liria dhe kapacitetet e mjaftueshme akomoduese të institucioneve korrektuese janë vlerësuar edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, tha Haxhiu.

Haxhiu tutje thotë se ky hap tregon përparimin e Kosovës edhe në reformat për sundim të ligjit.

“Gatishmëria e Danimarkës për t’ja besuar Kosovës transferimin e të burgosurve dëshmon përparimin që vendi ynë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përkushtimin tonë për të quar më tej reformat për sundimin e ligjit dhe ngritjen e marrëdhënieve tona në një nivel shumë të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat