Haziri: Serbia po bën lojë politike me Ballkanin e Hapur

Aktuale

Haziri: Serbia po bën lojë politike me Ballkanin e Hapur

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 23:44
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se Serbia pavarësisht se fton vendet e rajonit t’i bashkohen ‘Open Balkan’, mban ende një ‘raport lufte’ me Kosovën.

Problemet me të kaluarën tha ai janë pengesë për Kosovën që të jetë pjesë e kësaj iniciative.

“Serbia nuk e ka njohur sovranitetin e territorit të Kosovës dhe është pa kuptim që të përfshihet në këtë iniciativë”, tha Haziri.

Sipas tij Serbia sillet në nivel rajonal si vend bashkëpunues ndërsa në raport fqinjësor me Kosovën, mban ende tensionin e luftës.

Haziri thotë se sjellja serbe është me standarde të dyfishta me Kosovën dhe këtë e kanë kthyer në kulturë politike dhe e gjitha tha ai është ‘lojë politike’.

Ai shton se Serbia duhet të njohë kufijtë e Kosovës dhe më pas do të shihet mundësia për t’u bërë pjesë e iniciativës ‘Open Balkan’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat