Alarmi për bombë, Stacioni i Autobusëve mbetet ende i bllokuar

Aktuale

Alarmi për bombë, Stacioni i Autobusëve mbetet ende i bllokuar

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bllokuar plotësisht Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Dyshohet se në ambientet e brendshme të stacionit është vendosur një mjet shpërthyes.

Në vendngjarje përveç njësive elite policore kanë dalë në teren edhe zjarrfikësit dhe qendra e mjekësisë urgjente.

 Policia e Kosovës bëri të ditur se kanë pranuar një telefonatë anonime përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat