Naim Miftari me akuza për Baton Haxhiun – flet për lidhjet e këtyre politikanëve me Veselinoviçin e Radojçiqin

Aktuale

Naim Miftari me akuza për Baton Haxhiun – flet për lidhjet e këtyre politikanëve me Veselinoviçin e Radojçiqin

Nga: N. Sh. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:56
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi/ Foto iustrim "Bota sot"

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për Baton Haxhiun dhe lidhjet e vëllezërve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me kriminelët e veriut.

Miftari pyet Baton Haxhiu se qysh e pat emrin liria jonë?

Ai shkruan se vëllezërit e Thaçit dhe Kadri Veselit kanë bashkëpunuar me Zvonko Veselinoviçin dhe Milan Radojçiq.

Sipas Miftari kanë bë kontrabandë me naftë, cigare barna e armë.

Postimi i plotë:

O Baton Stanishiqi qysh e pat emrin liria e jonë?

Hashim Thaçi me vëllezërit e vet me Veselinoviçat, Radojçiçat.... deri në fyt në biznes me prona, me ndërtime, me privatizime edhe barikadat në veriun e Kosovës i kanë ndërtu bashkërisht ... tjetrën anë Kadri Veseli me vëllezërit e vet e do Kamisha, e Beqira ne biznes deri në fyt me Veselinoviçat, Radojçiçat.... me naftë, benzin, cigare, barna, armë, përmes firmës Gëzimi, ushqime, prodhime bujqësore....

Kosova edhe  mirë i ka punët si shtet kush na ka udhëheq e na ka shit patriotizëm e politikë kinse pro_prrëndimore nga 1999 deri sot jo Amerika, jo Brukseli, jo Uashingtoni asnjëri nga këta, por për ju tanë kohën ish kanë Serbia-Serbia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat