Krasniqi për vdekjen e nënës Ajshe: I bashkohemi dhembjes së familjes Veseli

Aktuale

Krasniqi për vdekjen e nënës Ajshe: I bashkohemi dhembjes së familjes Veseli

Nga: M.L. Më: 7 janar 2022 Në ora: 12:40
E ndjera Ajshe Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen e ish kryetarit Kadri Veseli për vdekjen e nënës Ajshe.

Në një postim në facebook, Veseli ka thënë se nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë.

Në moshën 93-vjeçare, ka vdekur nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Në këtë fillim-vit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe.

Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun.

Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat