Dalin pamjet e aksidentit me një viktimë në Kalimash, të përfshirë tre persona nga Kosova

Aktuale

Dalin pamjet e aksidentit me një viktimë në Kalimash, të përfshirë tre persona nga Kosova

Më: 7 janar 2022 Në ora: 22:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Tunelin e Kalimashit, me drejtim Kukës- Tiranë, mjeti me targa shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN.

Në mjetin me target italiane udhëtonin shtetasit nga Kosova Bexhet Zeneli, me vëllain Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.

Nga aksidenti, te mjeti me targa shqiptare ka vdekur pasagjerja Edjona Sala.

Po ashtu është dëmtuar drejtuesi i mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega.

Gjino Malci dhe Sandra Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Video e aksidentit KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat