Kosova po promovon vlerat e saj në “Expo 2020 Dubai”

Aktuale

Kosova po promovon vlerat e saj në “Expo 2020 Dubai”

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar se ministria që e drejton në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare “Expo 2020 Dubai”.

Sipas Hajdarit, në këtë ekspozitë botërore, në të cilën marrin pjesë 192 shtete, me pritshmëri të afër 25 milionë vizitorëve, gjatë periudhës 1 tetor 2021 – 31 mars 2022, Republika e Kosovës është duke i prezantuar dhe promovuar vlerat e saj në arenën ndërkombëtare, e që janë pjesë e temës botërore të Expo 2020 “Lidhja e Mendjeve dhe Krijimi i të Ardhmës”.

“Nëpërmjet vizitave në Pavijonin e Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai” dhe përfaqësimeve tona kombëtare në forume dhe ngjarje të ndryshme ndërkombëtare, me prezantime të vlerave dhe potencialeve nga fushat e ambientit, kulturës, turizmit, bujqësisë, industrisë, inovacionit, energjisë, arsimit dhe sportit, jemi duke i promovuar vlerat dhe potencialet shumëdimensionale të Republikës sonë.

Mirënjohje dhe Falënderim për Fotografët dhe Profesionistët nga Kosova, Muzeun Kombëtar, dhe Grupin Teknik Ndërministror “Expo 2020”, për përkrahjen e pa rezervë, në përgatitjen e pavijonit në kohë shumë të shkurtër, dhe përgatitjeve tjera për pjesëmarrjen e vendit tonë në ekspozitën e rëndësishme botërore "Expo 2020 Dubai", ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat