Largimi nga PDK-ja, flet vëllau i Ramiz Lladrovcit

Aktuale

Largimi nga PDK-ja, flet vëllau i Ramiz Lladrovcit

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:10
Ramizi dhe vëllai i tij Emriu

Pas largimit të vëllait të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, Emri Lladrovci, ka folur në lidhje me arsyen që e shtyu atë.

Ai tha se arsyeja është se donte t ë pushonte pak nga jeta politike.

“Me pushu pak, me pushu pak, skam koment tani për tani”, tha ai.

I pyetur se si janë raportet me vëllaun, Ramiz Lladrovcin tani, ai tha se ato janë shembullore dhe i përshkruajti “shembullore, si vëllau me vëlla”

Ndër të tjer Lladrovci tha se ky vendim nuk ka befasuar familjen edhe nuk kanë qenë kundër pasi atje çdo antarë është i lirë të zgjedh partinë

“Në familjen tonë askush nuk e ushtron auturitetin per ta mbajt ter familjen me nje subjekt politik qe i takon, gjdo vendim i secilit antarë të familjes vlersohet edhe pse mund te mos perkrahet”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook ai kishte njoftuar që më sdo të jetë as votues i PDK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat