Ish-ministri i LDK-së bojkoton seancën e thirrur nga kryeministri

Aktuale

Ish-ministri i LDK-së bojkoton seancën e thirrur nga kryeministri

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:44
Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti

Njëmbëdhjetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Katër ligjvënës të tjerë të LDK-së nuk ndodhen në seancë. Në mesin e tyre edhe Agim Veliu, ish-ministër i Brendshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur të jetë pjesë e seancës, në të cilën kryeministri Kurti ka njoftuar të premten që do të synojë të nxjerrë një projekt-rezolutë të përbashkët kundër referendumit serb.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetët e LDK-së janë paraqitur në seancëm e cila është paraparë të fillojë sot në orën 14:00.

Njëmbëdhjetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Katër ligjvënës të tjerë të LDK-së nuk ndodhen në seancë. Në mesin e tyre edhe Agim Veliu, ish-ministër i Brendshëm.

Para fillimit të seancës, deputetët e LDK-së mbajtën një mbledhje në kuadër të koordinimit të qëndrimit të grupit parlamentar lidhur me seancën e thirrur nga mazhoranca.

Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje synon të konfirmojë mbështetjen e opozitës për kundërshtimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë të dielën.

LVV-ja po përpiqet të nxjerrë një rezolutë paralmentare kundër organizimit të referendumit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat