Agim Veliu po e viziton Gjermaninë si “kryetar i degës së LDK-së”, kështu i reagon Ekrem Hyseni

Aktuale

Agim Veliu po e viziton Gjermaninë si “kryetar i degës së LDK-së”, kështu i reagon Ekrem Hyseni

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:43
Ekrem Hyseni dhe Agim Veliu

Kryetari zyrtar i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i ka reaguar ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliut, për shkak se ky i fundit po e prezanton vetën si kryetar i degë së LDK-së në Podujevë.

Llapi konsiderohet një ndër bastionet e LDK-së, përkundër që në dy palë zgjedhjet e fundit atje, VV-ja fitoi kundrejt LDK-së.

Derisa kryetar komune s’mundi të bëhet asnjëri, Ekrem Hyseni dhe Agim Veliu nuk po e “lëshojnë” karrigen e kryetarit të LDK-së në Podujevë.

Humbja e zgjedhjeve nga LDK-ja në Podujevë, duket se e ka rikthyer në jetën politike Agim Veliun. Ky i fundit ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit të LDK-së në Podujevë, nga vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, Veliu sot përmes një shkrimi e quajti vetën kryetar të Degës së LDK-së në Podujevë. E Hyseni ka thënë se këtë post e mban vetë.

“Kryetar i LDK-së në Podujevë jam unë. S’e pasna pa këtë shkrim”, është shprehur Hyseni.

Me shkarkimin e Veliut, LDK-ja në Podujevë nuk mbajti fare zgjedhje të brendshme. Kryetar të Degës, Hysenin e emëroi Kryesia Qëndrore e LDK-së.

“Kryetar jam emëruar nga Kryesia Qendrore e LDK-së”, ka shkruar Hyseni.

Lidhur me takimin e Veliut që e mbajti sot në Gjermani, Hyseni tha se nuk është i informuar dhe nuk ka koment. Tutje, ai tha se dihet kush e udhëheq degën e LDK-së në Podujevë.

“Nuk kam ndonjë koment, nuk po e di çfarë takimi është, nuk kam informatë. Dihet kush e udhëheq degën e LDK-së në Podujevë”, shtoi Hyseni.

Fakti se asnjëri nga “kryetarët” nuk po lëshon pe, jep të kuptojmë se mund të krijohet konflikt brenda LDK-së në Podujevë.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur vetëm që tre muaj, e ato të radhës nuk janë as afër. Megjithatë, Agim Veliu duket se ka synim të garojë përsëri për të parin e Podujevës nën logon e LDK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat