Ramadani: Vetëm ky shtet mund ta detyrojë Serbinë të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

Aktuale

Ramadani: Vetëm ky shtet mund ta detyrojë Serbinë të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:46
Masakra e Reçakut

Përfaqësuesi i fshatit Reçak, Adem Ramadani, e ka vlerësuar lart vizitën e ambasadorit amerikan, Jeffrey M. Hovenier, në përvjetorin e Masakrës së Reçakut.

“Është e vërtetë që është hera e parë që një shtetas amerikan në cilësinë e ambasadorit vjen në Reçak”, ka thënë Ramadani për Info Magazine.

“Por, nëse e llogaritni pjesën menjëherë pas luftës është ambasadori [William] Walker ai i cili e ka vizituar Reçakun dhe gjithmonë ka bërë homazhe”.

I pyetur se a pret hap konkret nga ShBA-ja që ta bindë Serbinë ta pranojë gjenocidin në Kosovë, Ramadani tha se ky shtet është i vetmi që mund ta ketë fuqinë për ta bërë këtë.

“Po ne presim gjithsesi, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti i vetëm i cili mund ta detyrojë shteti ne Serbisë që të kërkojë falje dhe t’i zbardhë masakrat e Kosovës, me këtë fakt edhe masakrën e Reçakut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat