LDK kritikon Qeverinë Kurti për propozimin e shtrenjtimit të energjisë në 40 %

Aktuale

LDK kritikon Qeverinë Kurti për propozimin e shtrenjtimit të energjisë në 40 %

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:41
Xhafer Tahiri dhe Besian Mustafa

(E plotësuar 14:01) - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Qeverinë Kurti për propozimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike në 40 për qind.

Në një konferencë për medie, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa tha se një shtrenjtim i tillë do të rëndojë kuletën e qytetarëve dhe prodhimin vendor.

“Paaftësia për menaxhimin me energjinë elektrike i ka kushtuar Kosovës gjithsej 115 milionë euro, pa investuar asgjë. Qeveria s’ka dhënë ide për zgjidhjen e problemit të energjisë”, tha ai.

Të hënën, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin trarifave të energjisë elektrike.

Bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRrE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj. ZRrE ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800 kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojnë as subvencioni i Qeverisë.

LIVE: LDK në konferencë për medie

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar konferena për media.

LDK-ja ka njoftuar se në selinë qendrore të partisë do ta mbajnë një konferencë në orën 13:30, ku janë ftuar edhe mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat