Latifi prit sot ambasadorin e Italisë në Kosovë

Aktuale

Latifi prit sot ambasadorin e Italisë në Kosovë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:32
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prit sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, të shoqëruar nga zëvendës-ambasadori, Ugo Ferrero.

Në këtë takim Ministri Latifi e ka falënderuar Ambasadorin Italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria dhe populli Italian për shëndetësinë në Kosovë.

Ai e ka njoftuar Ambasadorin me situatën në Kosovë sa i përket COVID-19 dhe hapat që kanë ndërmarrë MSh dhe institucionet për t’u ballafaquar me secilin skenar të mundshëm të ecurisë së COVID-19, duke përcjellë dhe analizuar më vëmendje indikatorët shëndetësor.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.

Ministri Latifi dhe Ambasadori Italian kane theksuar nevojën që në kuadër të projektit profesionistët shëndetësor të Kosovës të rrisin aftësimet profesionale me mbështetjen e ekspertëve të italian të kësaj lëmie, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse të kësaj fushe edhe në Kosovë.

Ministri dhe Ambasadori theksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në shëndetësi dhe përkrahjen për sektorin shëndetësor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat