“Nëse Kurti bën këtë veprim, atëherë më mirë të dalë si ministër i jashtëm”

Aktuale

“Nëse Kurti bën këtë veprim, atëherë më mirë të dalë si ministër i jashtëm”

Nga: H.O. Më: 19 janar 2022 Në ora: 07:26
Albin Kurti

Analisti politik Bleron Baraliu ka komentuar situatën aktuale me energjinë elektrike në Kosovë. Ai shkruan në Facebook se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti arrin të inkasoj faturat e rrymës nga veriu i vendit, atë hallall i qoftë rritja e tarifës.

Mirëpo, sipas tij nëse ndodhë e kundërta, atëherë le të emëroj veten ministër të jashtëm dhe t’ua lë në dorë dikujt tjetër qeverisjen.

Postimi i plotë:

Nëse Kurti+ vërtetë arrin t’i inkasoj fakturat e rrymës nga veriu i vendit (që përdoren edhe për crypto), atëherë hallall i qoftë rritja e tarifës dhe gjithë premtimet e lajthitura për lirim të energjisë.

Në të kundërten, lirisht le ta emëroj veten ministër i jashtëm dhe i dialogut, dhe t'ua leje punët tjera dikujt që merr vesh me menaxhim dhe qeverisje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat