Shtrenjtimi i energjisë, ja kujt ia lë fajin Kurti: Jemi para dy opsioneve

Aktuale

Shtrenjtimi i energjisë, ja kujt ia lë fajin Kurti: Jemi para dy opsioneve

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:31
Albin Kurti dhe Artane Rizvanolli

(E plotësuar 17:17) -Rizvanolli: Qeveria nuk ka përgjegjësi për vendimet e ZRRE-së

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi sot se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës, është në diskutim publik.

Sipas saj, ky propozim nuk është final dhe se do të jepen propozime shtesë nga qeveria.

Ajo në konferencën për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për këtë propozim duke theksuar se subvencionimi është i pashmangshëm.

Rizvanolli: Propozimi i ZRRE-së nuk është final, ai është në diskutim publik

“Propozimi i ZRRE-së nuk është final, ai është në diskutim publik. Ne do ta trajtojmë raportin, do të kërkojmë sqarime shtesë dhe do të japim propozime për aty ku mendojmë se gjërat mund të bëhen më mirë. Mirëpo, një gjë është e qartë dhe ka qenë e qartë edhe para se të shohim këtë draft-raport, kjo është që kostot e importit dhe kostot e sektorit janë rritur shumë. Dhe që subvencionimi është i pashmangshëm në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të mos prekën ndjeshëm. Andaj ne kemi vendosur që në mënyrë proaktive të ndërhyjmë duke zotuar një subvencion prej 75 milionë euro. Për të mos lejuar që e gjithë barra e kësaj rritje të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Evropën t’i bie qytetarëve dhe bizneseve tona”, ka deklaruar ajo.

Rizvanolli u zotua se ky subvencion do të zbusë rritjen e tarifave të energjisë për qytetarët dhe bizneset.

Rizvanolli: Për konsumatorët shtëpiakë mbi 600 kilovat, subvencioni do të zbusë rritjen tarifore

“Për amvisëritë që konsumojnë deri në 600 kilovat në muaj, ZRRE ka propozuar rritje deri 9 për qind. Pas subvencionit të qeverisë këto amvisëri do të kenë 0 për qind rritje të tarifës. Për bizneset e Kosovës, ZRRE ka propozuar rritje prej 9 për qind, pas subvencionit të qeverisë edhe këto do të kenë 0 për qind rritje të tarifës. Për konsumatorët shtëpiakë, mbi 600 kilovat, subvencioni i qeverisë do të zbus dukshëm rritjen tarifore. ZRRE ka propozuar që të jetë 0,21 euro për tarifën e lartë dhe 0,09 për kilovat për tarifën e ulët. Ndërsa, pas subvencionit, tarifa e lartë i bie të jetë 0,14 euro për tarifën e lartë dhe 0,06 për tarifën e ultë”, tha Rizvanolli.

Më tej, ajo shtoi se ka kërkuar nga të gjithë institucionet e fushës që të vijnë me një propozim se si do të bëhet subvencionimi.

Rizvanolli: Qeveria nuk ka përgjegjësi për vendimet e ZRRE-së

“Qeveria nuk miraton, as nuk ka përgjegjësi për vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe ndërhyrja në vendimet e tyre do të ishte e jashtëligjshme, mirëpo ne zotohemi që çfarëdo vendimi që ZRRE të merr, ne do të përkushtohemi që të ndikojmë përmes instrumenteve që kemi në dispozicion për të siguruar furnizimin me energji elektrike, mbrojtjen e konsumatorëve dhe në radhë të parë ata që shfrytëzojnë energjinë elektrike racionalisht sipas nevojës, si dhe në mbrojtjen e vendeve të punës dhe ekonomisë së vendit”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Ekonomisë u zotua se asnjë cent nga subvencioni nuk do të shkojë për kompanitë specifike, por për faturat e qytetarëve

Kurti: 2.3 milionë euro janë konsumuar për import dje - dikush duhet ta paguajë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se rritja e tarifave dhe subvencionit janë e vetmja rrugë në mënyrë që të përballohet kriza energjetike.

Ai ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, Kosova ka konsumuar 2.3 milionë euro import, për çka tha se dikush duhet ta paguajë. Sa i përket rrymës së konsumuar në veri, shefi i ekzekutivit u shpreh se arsyeja e mos-pagesës lidhet edhe me strukturat ilegale.

Në një konferencë për media, Kurti tha se mbrëmë ka qenë konsumi maksimal prej 1318 megavat, konsumi minimal në 05:00 të mëngjesit, ndërkaq i gjithë prodhimi me termocentralet e “Kosova A” dhe “Kosova B” ka qenë 727 megavat. Siç deklaroi ai, këtë konsum duhet ta paguajë dikush.

Kurti: 2.3 milionë euro janë konsumuar për import ditën e djeshme

“Nëse mbledhim konsumin e gjithmbarshëm të datës 18 janar, është 26 mijë e 608 megavat orë. Pra, në ditën e djeshme, Republika e Kosovës ka konsumuar 26 mijë e 608 megavat orë. A e dini sa ka qenë import prej kësaj? Kanë qenë 9030 megavat orë. Diç më shumë se nëntë gigavat orë kemi importuar. Nëntë gigivat orë i kemi konsumuar, i kemi blerë në treg. E çmimet kanë qenë kështu, çmimi bazik ka qenë 237.5 euro për megavat orë, ndërkaq çmimi maksimal 265.12 euro për megavat orë. I bie rreth 2.3 milionë euro ditën e djeshme kemi konsumuar import”, u shpreh ai.

Problemi me konsum me energji, Kurti tha se është mirë që do të diskutohet nesër nga seanca e thirrur nga opozita.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë energjetike mbetet rritja e tarifave dhe e subvencionit

Kurti: Rritja e tarifave dhe rritja e subvencionit ngelen e vetmja rrugë

“Energjia e importuar me çmim shumë të lartë është konsumuar, dikush duhet ta paguajë. Dhe janë tri mënyra se si mund të bëhet financimi është rritja e tarifave, rritja e subvencionit apo edhe reduktime të ashpra të energjisë. Ne e pamë se sa të dëmshme janë reduktimet e energjisë edhe për amvisëritë edhe për bizneset. Sepse, në njërën anë e kemi të amortizuar rrjetin e distribucionit, por edhe të transmisionit. Dhe shkaktohen shumë kollaj në këtë rrjet dëme të kushtueshme. Prandaj, ne jemi në situatën ku rritja e tarifave dhe rritja e subvencionit ngelen e vetmja rrugë përpara në mënyrë që të përballemi me këtë krizë”, ka deklaruar ai.

Ai pohoi se masat që janë në dispozicion nuk mund të japin zgjidhje, por u zotua se ka për qëllim të ndërmarr veprime të cilat do të adresojnë efektin e menjëhershëm të kësaj krize. Më tej, ai ka uruar që sa më parë të vihet në funksion blloku B2.

Kurti: Çmimi i propozuar nga ZRRE, barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetarët

“Çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë. Rrjedhimisht ne do të vëmë në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimeve të energjisë, konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kilovat, në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Po ashtu, kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimeve të konsumatorëve shtëpiakë, të cilët konsumojnë mbi 600 kilovat, e subvencioni i qeverisë në dispozicion që nuk është thënë të shpenzohet e që varet edhe çmimet në të ardhmen të energjisë në bursën ndërkombëtare do të zbus dukshëm rritjen tarifore”, ka thënë Kurti.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës, Kurti tha se është problem i trashëguar dhe se nuk është i thjeshtë licencimi në këtë pjesë të vendit.

Kurti: Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet

“Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet. Në njërën anë e kuptojmë rëndësinë e të drejtës për t’u furnizuar me energjinë elektrike dhe kjo është një drejtë universale për qytetarët e Kosovës. Ajo çfarë shpenzohet duhet edhe të paguhet dhe para gati një dekade kjo çështje është politizuar dhe madje ka pasur edhe marrëveshje në Bruksel që nuk është zbatuar... Arsyeja e mos-pagesës lidhet edhe me strukturat ilegale sepse unë besojë që qytetari i zakonshëm serb është i vetëdijshëm që duhet të paguajë energjinë elektrik”, tha ai.

Kurti tha se për t’u siguruar që Kosova do të pavarësohet në aspektin energjetik, po planifikojnë të shpallin ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja.

Kurti: Qeveria e Kosovës do të rrisë mbështetjen për qytetarët në nevojë

“Po planifikojmë të shpallim ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja të pastra dhe si aksionar të vetëm të KEK-ut. Rivitalizimin e njësive të tanishme dhe diversifikimin e burimeve nga të cilat varet prodhimi i energjisë në këtë ndërmarrje. Njëkohësisht rritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset , në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do të rrisë mbështetjen për qytetarët në nevojë që nuk e kanë të mundur të paguajnë. Ata që do të preken më së shumti do të kenë një rrjet sigurie, që do tu garantojmë konsumin për nevojat e tyre”, tha shefi i ekzekutivit.

Në konferencën para mediave, ai tha qeveria nuk mund të ndikojë në vendimet e marra nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ai ka fajësuar qeveritë e kaluara për gjendjen në të cilat janë termocentralet, duke thënë se për 20 vjet Kosova është lënë nën mëshirë tregtarëve të energjisë.

Kurti: Nëse s’do të ishte vjedhur, gjendja e prodhimit në KEK do të ishte ndryshe

“Po qe se nuk do të ishte vjedhur pa mëshirshëm, njësoj edhe si në tenderët e panumërt sot gjendja në prodhim te kapacitetet e KEK-ut do të ishte krejtësisht ndryshe, e nuk do të kishte rënie të vazhdueshme të blloqeve siç po na ngjan. Andaj edhe këto nuk mund t’i quajmë 1 miliard investime, por mbi 1 miliard mjete për KEK-un. Ku një pjesë e konsiderueshme ku ne nuk mund t’i quajmë investime. Në Kosovë prej nga viti 2005 ka filluar të flitet për ndërtim të kapaciteteve të reja prodhuese, sikur të ishte filluar me kohë ndërrimi i kapaciteteve të reja apo edhe rindërtimi i Kosovës A, sot nuk do të kishte nevojë fare për import të energjisë, por përkundrazi kriza energjetike sot do të mund të sillte përfitime për prodhuesit vendor”, tha ai.

Kurti shtoi se investitorët e huajë që kanë ardhur në Kosovë janë ballafaquar me kërkesa jo-ligjore. Ndërkaq, sa i përket çmimeve të tanishme të tregut të energjisë elektrike ai tha se kjo gjendje tregon që kriza do të zgjas edhe pas dimrit.

 Shtrenjtimi i rrymës, Rizvanolli: Subvencionimi është i pashmangshëm

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës, është në diskutim publik. Sipas saj, ky propozim nuk është final dhe se do të jepen propozime shtesë nga qeveria.

“Propozimi i ZRRE-së nuk është final, ai është në diskutim publik. Ne do ta trajtojmë raportin, do të kërkojmë sqarime shtesë dhe do të japim propozime për aty ku mendojmë se gjërat mund të bëhen më mirë. Mirëpo, një gjë është e qartë dhe ka qenë e qartë edhe para se të shohim këtë draft-raport, kjo është që kostot e importit dhe kostot e sektorit janë rritur shumë. Dhe që subvencionimi është i pashmangshëm në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të mos prekën ndjeshëm. Andaj ne kemi vendosur që në mënyrë proaktive të ndërhyjmë duke zotuar një subvencion prej 75 milionë euro. Për të mos lejuar që e gjithë barra e kësaj rritje të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Evropën t’i bie qytetarëve dhe bizneseve tona”, ka deklaruar ajo.

 

Ajo u zotua se ky subvencion do të zbusë rritjen e tarifave të energjisë për të gjithë qytetarët dhe bizneset në vend.

“Për amvisëritë që konsumojnë deri në 600 kilovatë në muaj, ZRRE ka propozuar rritje deri në 9 përqind. Pas subvencionit të qeverisë këto amvisëri do të kenë 0 për qind rritje të tarifës. Për bizneset e Kosovës, ZRRE ka propozuar rritje prej 9 përqind, pas subvencionit të qeverisë edhe këto do të kenë 0 për qind rritje të tarifës. Për konsumatorët shtëpiakë, mbi 600 kilovat, subvencioni i qeverisë do të zbus dukshëm rritjen tarifore. ZRRE ka propozuar që të jetë 0,21 euro për tarifën e lartë dhe 0,09 për kilovat për tarifën e ulët. Ndërsa, pas subvencionit, tarifa e lartë i bie të jetë 0,14 euro për tarifën e lartë dhe 0,06 për tarifën e ultë”, ka njoftuar Rizvanolli në këtë konference për media

Kurti tregon sa rrymë u shpenzua vetëm dje në Kosovë: Dikush duhet ta paguajë

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se vendi ndodhet para dy opsioneve sa i përket krizës me energjinë elektrike.

“Ose duhet të bëjmë çkyçje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë”, ka shtuar Kurti.

“Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji. Dikush duhet ta paguajë”.

Kurti: Dikush duhet të paguajë për rrymën e shpenzuar, falë subvencionit nuk do të preken qytetarët

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se propozimi për ngritje të çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji është barrë e rëndë për qytetarët prandaj kanë vendosur të subvencionojë pagesën e rrymës. Ai tha se ka një diferencë mes energjisë së prodhuar dhe shpenzimit dhe për këtë dikush duhet të paguajë.

“Çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë shumë e rëndë për tu përballur nga qytetari në Kosovë. Rrjedhimisht ne do të vëmë në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimeve të energjisë, konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kilovatë në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Po ashtu, kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimeve të konsumatorëve shtëpiakë të cilët konsumojnë mbi 600 kilovatë, e subvencioni i qeverisë në dispozicion që nuk është thënë të shpenzohet e që varet edhe çmimet në të ardhmen të energjisë në bursën ndërkombëtare do të zbus dukshëm rritjen tarifore”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u shpreh se po planifikojnë të shpallin ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë.

“Po planifikojmë të shpallim ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja të pastra dhe si aksionar të vetëm të KEK-ut. Rivitalizimin e njësive të tanishme dhe diversifikimin e burimeve nga të cilat varet prodhimi i energjisë në këtë ndërmarrje. Njëkohësisht rritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset, në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do të rrisë mbështetjen për qytetarët në nevojë që nuk e kanë të mundur të paguajnë. Ata që do të prekën më së shumti do të kenë një rrjet sigurie, që do t’u garantojmë konsumin për nevojat e tyre”, vijoi Kurti.

 Kurti: Çmimi nuk është rritur për rrymën e prodhuar në KEK, por për atë që importohet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se janë duke u munduar që të arrijnë edhe një zgjidhje afatgjate lidhur me krizën energjetike në Kosovë.

Ai tha se nëse çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare, gjendja nuk do të ishte kështu.

“Qeveria të cilën e përfaqësoj dhe e udhëheq ka për qëllim që të ndërmarrë veprime që do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe të asaj afatgjate. Nëse  çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare për të reflektuar kërkesat e sektorit, ne nuk do të ishim në këtë situatë sikurse jemi tani”, tha Kurti.

Kurti u pajtua se rekomandimi i ZRRE-s për çmimet e energjisë elektrike është një barrë e rëndë për qytetarët.

“Megjithatë pasi kjo nuk ka ndodhur ZRRE si autoritet i pavarur ka vënë para nesh zgjidhjen financiare të krizës. Zgjidhja financiare që përfaqëson borxhin e akumuluar nga pjesëmarrësit  e sektorit për t’i mbajtur dritat ndezur vjen me një çmim shumë të lartë. Çmimi i prezantuar nga ZRRE-ja është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetarët në Kosovë."

Lidhur me ndarjen e subvencionit prej 75 milionë euro, Kurti tha se i përfshinë si bizneset ashtu edhe konsumatorët shtëpiak.

“Ne do të japim në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimit të energjisë konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kWh në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimit të konsumatorëve shtëpiak që konsumojnë mbi 600 kWh”, tha ai.

Më tutje, kryeministri deklaroi se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë, por tek ajo e importuar.

“Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset. Në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Energjia që konsumatorëve u ofrohet nga prodhimi i KEK-ut ende e ka të njëjtin çmim. Ngritja ka ndodhur në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston për gjithë ne”, tha ai.

Kurti e pranon se çmimet e rrymës janë të papërballueshme: Kriza do të zgjasë përtej dimrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën konferencë për media lidhur me krizën energjetike dhe paralajmërimit për shtrenjtim të saj.

Kurti tha se Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), ka ngritur nevojën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ai gjatë konferencës për media pohoi se çmimet e reja do të jenë të papërballueshme, megjithatë ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë. Sipas tij, 75 milionë euro për subvencionimin e qytetarëve dhe bizneseve që preken nga tarifat e larta.

“Ligjërisht ZRRE-ja dhe Bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga Qeveria. Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale, për më tepër janë larguar masat siç janë bllok tarifat. Heqja e bllok tarifave ka qenë gabim shumë i madh dëmet të cilat i kemi ndjerë tani, kjo krizë vetëm sa ka thelluar atë që po paguajmë. Fatura që po paguajmë është ajo e mosveprimit të mëse 2 dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Në të njëjtën kohë jemi duke ndjerë vjetërsinë e termocentraleve. Në vend se të investohet në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qëndrore kanë bërë ndërtimin e mijërave banesave që varen nga energjia elektrike”, u shpreh Kurti.

“Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është mosveprimi i duhur në dy dekada në energji elektrike, jemi duke ndjerë vjetërsinë e mjeteve, institucionet kanë dështuar të japin sinjalin te qytetarët që varësia për tu ngrohet me energji nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave, ndërtesave, që tani varen nga energjia elektrike. Kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit, po përballemi me këtë si qeveri. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë të vë në dispozicion një subvencion për sektorin e energjisë në 75 milionë euro. Kriza energjetike është shtrirë tek të gjithë”, ka thënë Kurti.

“Kosova për 20 vite i është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politik bërësit e kaluar në pozicionet vendimmarrëse, nëpërmjet veprimeve e shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, ka thënë Kurti.

Kurti ia lë fajin qeverive të kaluara për shtrenjtimin e rrymës nga Qeveria e tij

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e thirrur për media së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka thënë se qeveritë e kaluara janë fajtore për shtrenjëtimin e rrymës që tani është propozuar nga ZRRE dhe është aprovuar nga qeveria e tij.

“Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale, për më tepër janë larguar masat siç janë bllok tarifat. Heqja e bllok tarifave ka qenë gabim shumë i madh dëmet të cilat i kemi ndjerë tani, kjo krizë vetëm sa ka thelluar atë që po paguajmë. Fatura që po paguajmë është ajo e mosveprimit të mëse 2 dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Në të njëjtën kohë jemi duke ndjerë vjetërsinë e termocentraleve. Në vend se të investohet në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qëndrore kanë bërë ndërtimin e mijërave banesave që varen nga energjia elektrike”, tha Kurti.

Ai tha se bordi i ZRRE-së është i pavarur në vendimet e saj.

“Si pasojë e krizës globale që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe për shkak të avarive në termocentralet e KEK-ut që e kanë rritur nevojën për importin e energjisë ZRRE ka filluar me shqyrtimin e tarifave.Ligjërisht ZRRE dhe bordi i saj janë të pavarura dhe s’mund të ndikohen nga qeveria në marrjen e vendimeve të tyre.  Qeveria e Kosovës ka shprehur gadishmërinë që të ndajë një subvencion deri në 75 milionë euro që për konsumatorët shtëpiakë deri në 600 kËh dhe ata biznesorë të mos ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë”, tha Kurti.

 Ai poashtu u shpreh se janë dy faktorë që kanë shkaktuar krizën energjetike.

“E kemi thënë edhe në konferencat e mëhershme, se janë dy faktorë që kanë bërë që të kemi këtë krizë njëri është i jashtëm, Kosova një sasi të kërkesës e mbulon nga importi, rrjedhimisht çmimet e larta në bursën ishin jashtëzakonisht të mëdha, faktori tjetër është edhe fakti se Kosova u është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë në vend se të investohet në zgjerimin e gjenerimit të energjisë politikanët i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, tha ai.

Kurti dhe Rizvanolli mbajnë sot konferencë për media

 Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajnë sot konferencë për media..

Për këtë konferencë ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Hani dhe Humbni Peshë! Humbni 10 kg në muaj pa i rifituar më!

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, derisa arsyeja s’është bërë e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat